Ish-spiuni amerikan, pazar në Rusi

07/10/2013 00:00

Faqja ruse e internetit, Lifenews, e konsideruar pranë shërbimeve sekrete ruse, ka publikuar të hënën foto të Edward Snowden, ish-spiuni amerikan, teksa bën Pazar në Rusi, vend që i ofroi azil politik.

Supozohet që ish-kontraktori i NSA-së, që denoncoi programin e përgjimeve të qeverisë amerikane, të ndodhet në Moskë, edhe pse nuk ka asnjë element që e konfirmon këtë.

Në foto ai shfaqet teksa shtyn një karrocë me produkte të blera. Sipas faqes së internetit, bëhet fjalë për konfirmimin se Snowden ndodhet në Rusi dhe se gëzon njëfarë lirie, edhe pse ka truproje personale, siç kishte njoftuar më parë avokati i tij Anatoli Kucerena.

Lifenews nuk lë pa vënë në dukje se ish-spiuni e ka mbushur karrocën sipas stilit amerikan dhe që herë pas here shkel rregullat e qarkullimit rrugor duke mos përdorur vijat e bardha.

Por, mbi të gjitha, faqja e afërt me FSB-në thekson se Snowden bredh nëpër Rusi në një kohë kur Shtetet e Bashkuara e kërkojnë ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB