Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qyteti i tij i lindjes
Rrezohet çështja penale kunder ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy për fondet e paligjshme te siguruara nga gruaja me e pasur e Frances, Lilien Bettencourt, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Gazeta franceze “Le Monde” raporton se emri e tij është hequr nga lista e personave që do të dalin në gjyq për këtë çështje.
Kjo i hap rrugën rikandidimit të tij në zgjedhjet e vitit 2017. Megjithëse ai nuk kishte mbështetje në përpjekjen e tij për t’u zgjedhur në vitin 2012, sondazhet tregojne se Nikolas Sarkozy mund ta mundë presidentin Francois Hollande, në përplasjen e ardhshme.
Shërbëtori i Bettencourt dëshmoi se Sarkozy ishte një vizitor i rregullt në shtëpinë e pasanikes franceze, përpara zgjedhjeve në vitin 2007.
Raportohet se një prej ndihmesve të tij kishte bërë disa vizita në shtepine e saj, nga ku kishte dalë me disa zarfe me para.
Sarkozy ka deklaruar se ai e ka vizituar Bettencourt, vetëm një herë, në vitin 2007.
Top Channel