Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qyteti i tij i lindjes Çmimi Nobel për Mjekesinë i shkoi amerikaneve James Rothman, Randy
Schekman dhe gjermanit Thomas Sudhof duke i hapur keshtu udhen ndarjes
së një prej çmimeve më prestigjoze në botë.
Të tre shkencëtarët u zgjodhen sepse zbuluan mekanizmin rregullues të transportit të molekulave brenda qelizave. Bëhet fjalë për një menyre kontrolli tejet të saktë, përmes të cilës qelizat rregullojnë trasportin dhe shpërndarjen e ngarkesave të tyre.
Kjo është thelbesore për trurin, hormonet apo per sistemin imunitar. Mungesa e këtij transporti kontribuon në semundjet nervore, diabetin dhe çrregullimet hormonale. Studimi i tyre hedh drite per menyren se si prodhohet dhe leshohet ne gjak insulina, në vendin dhe kohën e duhur”. Komiteti i ndarjes së çmimit shpjegoi se zbulimi; “pati një ndikim të madh në të kuptuarit se si ngarkesa shpërndahet me përpikëmëri të lartë brenda dhe jashtë qelizës. Pa kete organizim të mrekullueshem, qeliza do te binte në kaos”.
Rothman është një professor në Universitetin e Yale, Shekman në Universitetin e Kalifornise, Berklli, ndersa Sudof në Universitetin e Stendfordit. Gjate ceremonise në Stokholm, tre shkencetaret moren çmimin prej 8 milione koronash suedeze apo 900 mije eurosh që do të ndahen mes te tre fituesve. Cmimet për shkencën, letersine dhe paqen janë të parët që janë dhënë në vitin 1901, duke përmbushur kesisoj vullnetin e shpikësit të dinamitit, Alfred Nobel.
Top Channel