Shënohet 40-vjetori i sulmeve të Egjiptit kundër forcave izraelite, përplasje pro dhe kundra Morsit
Khaled al Khatib, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi vdekjet gjatë ditës së diel. 7 prej tyre janë vrarë në sheshin Ramses në Kajro, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur në përplasjet e dhunshme kudo në vend.
Policia lëshoi gaz lotsjellës dhe të shtëna në ajër për të shpërndarë turmat anti-grushtit të shtetit, të cilët po i drejtoheshin sheshit Tahrir, aty ku mijëra egjiptianë pro-ushtrisë ishin mbledhur për të shënuar përvjetorin e sulmit ndaj forcave izraelite, gjatë luftës së vitit 1973 në Sinai.
Në Delga, në jug të Kajros, burime shëndetësore thanë për “Reuters” se policia qëllonte me plumba real ndaj një turme, teksa këta të fundit qëllonin me gurë ndaj protestuesve, duke lënë 1 person të vdekur.
Përljeshje raportohen kudo në Kajro, përfshi “Garden City” dhe “Nile Cornice”, teksa forcat e sigurisë ndaluan marshimet anti-qeveritare të afroheshin në më pak se 1 km nga sheshi Tahrir.
Sipas korrespondentëve, ushtria ka paralajmëruar se protestat anti-qeveritare nuk do të tolerohen, aq më tepër që janë thirrur sërish nga Vllazëria Muslimane për demonstrata të reja gjatë së dielës. Mbështetësit e Vllazërisë Muslimane kanë qenë në protesta të vazhdueshme kundër grushtit të shtetit të ushtrisë, që rrëzoi presidentin Mohamed Morsi më 3 korrik.
Top Channel