Klevis Qose lirohet nga detyra si drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ja kush e merr vendin e tij
Shumë zona ne qytetin e Vlorës e fshatrave përreth janë prekur nga
erozioni. Rrëshqitja i tokës ka sjellë dëmtime në banesat pranë rruges.
Edhe pse sezoni i shirave po afron, ende nuk është bërë asgjë dhe 36
shtëpi rrezikohen sërish nga eorizoni në zonën e Ujit të Ftohtë.
Me një pjerrësi të konsiderushme, në këtë zonë mungon infrastruktura dhe terreni është i dëmtuar si pasojë e ndërtimeve dhe tashmë familjet që jetojnë aty janë në rrezik.
Probleme me erozionin ka edhe në lagjen “10 Korriku”. Banorët vlerësojnë të lartë rrezikun që u kanoset, ndërsa theksojnë se nga kjo hapësirë janë hequr vetëm 2-3 kamiona me dhe, dhe se institucionet e hedhin përgjegjësinë nga njëra zyrë në tjetrën.
Drejtori i shërbimeve publike në bashki, Gentian Sherifaj thekson se për mungesë fondesh ndërhyrjet në këto lagje do të jenë të pjesshme. Ne, thotë Sherifaj, i kemi bërë disa herë kërkesa Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, por ende nuk kemi marrë përgjigje.
Top Channel