Një panair i quajtur “Shijo Korçën” është duke sjellë disa prej elementëve më të veçantë dhe identifikues të qytetit juglindor.

Panairi, që do të qëndrojë i hapur për tre ditë, ka sjellë jo vetëm punime artizanale por edhe produkte bio e tradicionale.

Ky panair është sjellë në kuadrin e aktiviteteve për bashkëpunimin ndërkufitar, me qëllim promovimin e traditave mes shteteve dhe shkëmbimin e eksperiencës.

“Projekti jonë mbështet bioturizmin si një alternativë për zhvillimin ekonomik. Kemi bërë të gjitha analizat për avantazhet e produkteve bio, të cilat në këtë panair do të bëjnë jehonë”, deklaron Entela Pinguli, drejtore e projektit.

Ashtu sikundër çdo panair, edhe ky është parë si një mundësi promovimi për ata që kanë sjellë punimet e tyre artizanale apo amvisat me gatime të veçanta.

“Kam punuar më përpara me shtiza dhe grep, ndërsa këtë herë u mora me ruaza. E rëndësishme është të reklamojmë mallin dhe kemi marrë ftesa të ndryshme për panaire të tjera”, thotë një tregtare.

Panairi i bioturizmit ka zgjuar kureshtjen e shume vizitorëve vendas por edhe të huaj, të cilët nuk kanë hezituar të shohin dhe shijojnë gjithçka që ai ofron.

Top Channel