Rruga e Arbrit, mungon sinjalistika në aks

05/10/2013 00:00

Mungesa e theksuar e sinjalistikës në rrugën e Arbërit, e cila u ndërtua
në vitin 2009-2011 që i përket lotit të dytë Vajkal-Ura e Vashës ka
sjellë mjaft shqetësime për banorët e fshatit Vajkal 1.

Ne kete aks rrugor perveç mungeses se sinjlistikes po grabiten çdo dite edhe mbajteset anesore te saj per t’u shitur per skrap. Banoret shprehen se ky ndertim jo vetem qe u ka demtuar tokat dhe ende nuk jane shpronesuar nga Qeveria, por kjo rruge eshte edhe mjaft e rrezikshme pasi eshte bere shpesh burim aksidentesh.

Banoret e ketij fshati kerkojne qe te behen nen kalime per njerezit dhe per kafshet pasi tokat e tyre ndodhen ne krahun tjeter te rruges. Shpeshhere banoret gjate ndertimit te rruges kane kerkuar spostimin e saj madje jane konfrontuar edhe fizikisht me me punonjesit e firmes ndertuese, por tani ata kerkojne qe te behen mbikalime e nenkalime per ta pasi çdo dite po u rrezikohet jeta.

Top Channel