Vrasja e liderit suprem të Iranit, trupi i Ali Khameneit do të varroset në Moshhad, qyteti i tij i lindjes Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei mbështeti hapjen e presidentit Hasan Rouhani ndaj Shteteve të Bashkuara, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.
Në faqen e tij në Internetit shkruhej: “Ne mbështesim inciativën diplomatike të qeverisë dhe i bashkangjisim rëndësi aktiviteteve të tij në këtë udhëtim”.
Megjithatë, ai tha se diçka nuk ishte e përshtatshme, por lideri suprem nuk foli për detaje. “Ne jemi pesimist ndaj amerikanëve dhe nuk kemi besim. Qeveria amerikane është e pabesë, kryelartë, e paarsyeshme dhe shkel premtimet”, tha ai.
Presidenti Rouhani bisedoi në telefon me homologun amerikan Barack Obama, në përpjekje për të ulur tensionet për programin bërthamor.
Këto ishin bisedimet e para mes udhëheqësve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, pas tre dekadash. Pas kthimit nga Nju Jorku në Teheran, presidenti iranian u prit me protesta. Një prej sloganeve ishte: “Vdekje Amerikës”.
Irani kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së, të vendosura pas shqetësimeve se po përpiqet të sigurojë armën bërthamore në mënyre të fshehtë, një akuzë që Teherani e hedh poshtë.
Pak ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një prej avokatëve të linjës së ashpër kunder Iranit, e cilësoi Rouhanin: “një ujk të maskuar si dele”.
Bisedimet e rëndësishme mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare do të nisin më 15 tetor dhe presidenti Rouhani ka premtuar se do të paraqesë planin e tij në këtë takim. Ai kërkon të arrijë një marrëveshje për çështjen bërthamore në tre apo gjashtë muaj.
Top Channel