Januzaj, ylli i Man. UTD

05/10/2013 00:00

Në këtë fundjavë të Premier Ligës emri më i lakuar është pa diskutim ai i shqiptarit të Manchester United, Adnan Januzaj, i cili ka shënuar dy golat për skuadrën e tij duke i dhënë fitoren 2-1 përballë Sunderland.

Aftësitë e tij të rralla duken qartë që nga kontrata që ka ai me Manchester United, ndërkohë që këtë fundjavë ka dhuruar këto dy perla që i dhanë një fitore të rëndësishme United.

Gjithësesi, emrin e Januzajt edhe pse po e dëgjojmë shpesh, megjithatë janë të pakta, për të mos thënë inekzistente, shanset që ai të luajë për kuqezinjtë.

Përpara pak ditësh menaxherë të kombëtares tonë kanë arritur të zhvillojnë një takim me të dhe rezultati, edhe pse ende jo zyrtar, është negativ.

Sipas shumë gjasave, arsyeja e refuzimit të ofertës nga Federata Belge është bërë pasi shumë shpejt pritet që Januzaj të marrë pasaportën britanike. Ndërkohë, kërkesave të Federatës Shqiptare ai nuk i është përgjigjur asnjëherë përpara këtij takimi.

Gjithësesi, përderisa ende nuk ka asgjë zyrtare, se me çfarë skuadre përfaqësuese do të luajë Adnan Januzaj, edhe ne ashtu si Belgjika mund të bëjmë atë që është më e lirë dhe më e thjeshtë, të besojmë se një ditë ai mund të bindet të luajë për kuqezinjtë.

Top Channel