Terroristi i dyshuar ekstradohet në SHBA

04/10/2013 08:45

Një shtetas tunizian, i cili prej dhjetë vitesh mbahej i burgosur në Belgjikë me akuzën e planifikimit të një sulmi terrorist ndaj një baze të NATO-s u ekstradua në SHBA për t’u përballur me akuza të reja.

Nizar Trabelsi përballet me disa çështje penale, përfshi komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë jashtë vendit, informoi një zyrtar i një gjykate amerikane.

Trabelsi, një ish-futbollist me Fortuna Dyseldorfin dhe Wupertalin në Bundesligën e Dytë dhe të Tretë gjermane në vitet 1990, është vetkonsideruar si i pafajshëm për akuzat.

Megjithatë, ndaj tij rëndojnë provat edhe të një takimi me liderin historik të Al-Kaedës, Osama bin Laden, në vitin 2001.

43-vjeçari u arrestua në Belgjikë dy ditë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Në vitin 2003, ai u dënua me burgim për shkak të provave se po planifikonte të vetsakrifikohej në një sulm vetvrasës, në një bazë të NATO-s në Kleine Brogel, ku ndodhen në shërbim edhe shumë ushtarë amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA