“Shpirtrat e humbur” të Fukushimës

04/10/2013 11:00

Dy vjet më parë, miliardat e njerëzve që popullojnë planetin u ngulitën përpara televizorit për të parë se si një dallgë 15 metra e lartë gllabëronte pjesë të territorit japonez.

Përgjegjës për mijëra të vdekur, tsunami i shkaktuar nga tërmeti 9.0 i shkallës riechter në 11 mars 2011 ishte një ngjarje që mbase ndodh vetëm një herë në jetë, e vëmendja e njerëzve ndaj një lajmi të tillë tronditës ishte i natyrshëm.

Megjithatë, tsunami ishte vetëm fillimi i tragjedisë për banorët e një qyteze të vogël pranë Fukushimës, impinatit bërthamor të dëmtuar rëndë dhe që edhe në ditët e sotme vazhdon të ketë rrjedhje radioaktive në ambientin përreth.

Të mbijetuarit e asaj fatkeqësie natyrore, u vunë përballë një kërcënimi edhe më të madh, radioaktivitetit.

E ndërsa vëmendja e planetit u spostua shpejt në lajme të tjera, tragjedia e këtyre mijëra shpirtërave të humbur të Fukushimës, siç tregojnë këto foto tronditëse të publikuara të premten nga e përditshmja polake “Wiadomosci” shkruan përditë faqe të reja.

Shumë janë larguar, edhe sepse vetë shteti ka imponuar një perimetër prej 20 kilometrash rreth impiantit, në të cilin askush nuk mund të hyjë i paautorizuar.

Megjithatë, këta banorë sfidojnë vdekjen pothuajse të sigurt, ndërsa vazhdojnë të banojnë në shtëpitë që dikur të afërmit e tyre të ndjerë i jepnin gjallëri, ashtu si edhe qytetit të shndërruar në fantazmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA