Rektori ndalon minifundet, studentet zhvishen

04/10/2013 00:00

Rektori i universiteti vendosi që të mos lejohen më fundet e shkurtëra nëpër sallat e leksioneve, dhe si kundërpërgjigjje mori reagimin e studentëve.

Në Hungari, pikërisht në universitetin e Kaposvarit, një grup studentësh, të cilëve iu bashkua edhe një pedagoge e arteve, protestuan duke u zhveshur publikisht në auditor kundër masës së marrë nga rektori.

Protesta është filmuar dhe pamjet e saj janë hedhur në rrjetet sociale duke e shndërruar nga një cështje lokale dhe të brendshme të universitetit në një debat kombëtar mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Top Channel