Obama anulon udhëtimin në samitin e Azisë

04/10/2013 05:20

Presidenti i Amerikës, Barack Obama, ka anuluar udhëtimin e tij në Indonezi dhe Brunei, për shkak të mbylljes së qeverisë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë gjatë mesnatës së të enjtes.

“Presidenti mori këtë vendim bazuar mbi vështirësitë e angazhimeve të tij me udhëtimet jashtë shtetit, në një kohë që përballet me bllokadën që mbylli një pjesë të mirë të qeverisë, si dhe bazuar te vendosmëria e tij për të vazhduar presionin për cështjen e tij, gjë për të cilën republikanët duhet të lejojnë menjëherë votimin për rihapjen e qeverisë”, lexohej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, do të kryesojë delegacionet drejt të dy vendeve të sipërpërmendura, në vend të presidentit, thuhej më tej në deklaratë.

“Bashkëpunimi ekonomik aziatiko-paqësor”, një takim liderësh nga 21 vende të botës, do të mbahet këtë fundjavë në Bali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA