Meshkujt mbi 50 vjeç, mungesa informacionit vret po aq sa tumoret

04/10/2013 11:25

Meshkujt mbi 50 vjeç janë më të rrezikuar nga tumoret për shkak të mungesës së informacionit të përgjithshëm mbi simptomat e sëmundjes.

Këto ishin përfundimet e një sondazhi të kryer mbi 12 500 meshkuj të moshës së mesme dhe të tretë në Britaninë e Madhe, përfundimet e të cilit u publikuan ditën e premte.

Sipas studimit, më shumë se gjysma e meshkujve janë tërësisht të paditur në lidhje me shenjat që paraqet kanceri i prostatit apo i stomakut, dy prej llojeve më të përhapura të tumorit tek meshkujt.

Edhe më të paktë janë ata që kryejnë kontrolle të përgjithshme, duke bërë që jetëgjatësia e atyre që preken nga sëmundja të jetë dramatikisht më e ulët se sa mund të ishte në rast të një trajtimi të përshtatshëm pas identifikimit të shenjave të para.

Për shkak të një sensibilizimi më të madh, gratë kanë më shumë njohuri mbi simptomat e tumoreve dhe kanë më shumë gjasa që të mbijetojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA