
Të rinj të talentuar, gjimnaste mjaft shpresëdhënëse në këtë sport shpalosën medaljet e tyre në “Pasdite në Top Channel”. Ndër to veçohet Serena Biba, megjithëse vetëm 9 vjeç, mban në qafë 12 medalje.
Dëshira për jetën dhe vullneti për të mos u dorëzuar kurrë bëjnë që 41-vjeçari Arben Beqja të notojë edhe pse nuk ka krahë. Një aksident tragjik kur ishte vetëm 9 vjeç bëri që të humbte gjymtyrët.
Ajo është duke studiuiar për infermiere, që do të thotë se dëshiron të ndihmojë njerëzit, por Hillary Sadlon bëri një tjëtër akt mirësie për të tjerët. Për ditëlindjen e saj të 22 ajo bëri një listë me disa vepra bamirësie që do të bënte. Ndër veprat e shumta të mira që ka bërë është dhurimi i gjakut, dhuratë për postierin, lule për infermieret etj.
Një fëmijë që shkoi të rregullojë gabimet e të atit. Kjo është historia që ka zënë vend kryesor në mediat amerikane. 15-vjeçari Christian Lunsford shkoi për të vizituar një grua të moshuar dhe i dha asaj 250 dollarë si shenjë pendese, pasi babai i tij i kishte vjedhur portofolin 78-vjeçares. I riu i dha asaj paratë që kishte për udhëtimin që do realizonte me shkollën.
Oficerët e policisë në Tulsa të Oklahomës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ofruar falas shërbimin e rregullimit të biçikletave. Ata kanë shpërndarë mbi 350 fletushka nëpër shkolla për të inkurajuar fëmijët që të sjellin biçikletat për t’i riparuar.
Top Channel