Guardiola: Lavdet në tetor nuk janë të mira

04/10/2013 00:00

Pep Guardiola deklaroi se është shumë shpejt për lavdërime pas fitores 3-1 të Bayern Munchen në fushën e Manchester City.

“Lavdet e tetorit nuk janë të mira pasi futbollin tonë më të mirë duhet ta luajmë në pranverë”, deklaroi tekniku spanjoll në prag të ndeshjes Bayer Leverkusen-Bayern Munchen të ditës së shtunë (ora 18:30).

Gjithsesi, Gaurdiola nuk i kurseu lavdet për kapitenin Philipp Lahm: “Në ndeshjet e fundit ka luajtur në një nivel të shkëlqyer në mesfushë. Është e pamundur që dikush tjetër të bëjë më mirë se ai.”

Ish-trajneri i Barcelonës kërkoi durim për Mario Gotze, i cili nuk po gjen dot formacionin titullar pas problemeve me dëmtimet: “Marios i duhet kohë dhe ai e di shumë mirë këtë gjë.”

Top Channel