98-vjeçari martohet me dashurinë e jetës

04/10/2013 12:30

Një 98-vjeçar u ngjit në altar, për t’u lidhur në martesën me dashurinë e jetës së tij, një grua tetë vjet më të re.

Duke bërë këtë, Ted Parsons dhe Jean Reed shndërrohen në rekordmbajtësit për moshën më të lartë të kombinuar të një çifti në momentin e martesës në Britaninë e Madhe.

Nëse do të kishin pritur edhe dy vjet për të kurorëzuar dashurinë e tyre, atëherë Parsons dhe Reed mund të ishin shndërruar në rekormenë botërore per moshen e perbashket ne martese, me rekordin e mbajtur në Librin “Guiness” nga amerikanët Allan Marks dhe Lillian Hartley, të cilët u martuan në moshën 98 dhe 95 vjeç (totali 193), përkatësisht.

”Nëse do të më kishte kërkuar që të ulesha në gjunjë, do të më ishte dashur ndihmë për t’u ngritur përsëri”, tha me humor i moshuari në momentin e ceremonise se thjeshte qe te porsamartuarit vendosen te realizonin.

Ted dhe Jean u njohën përpara 20 vitesh, gjatë një vizite të dhëndrit, në profesion piktor, në shtëpinë e gruas së tij të ardhshme.

Që prej dy dekadash, ata kishin nisur të jetonin së bashku dhe vendosën që kishte ardhur koha e përshtatshme, për t’i premtuar besnikëri të përjetshme njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA