
Ke një tabletë? Atëherë je një abonent i apasionuar pas Pinterest. Madje, e apasionuar, pasi 84 për qind e profileve amerikane në rrjetet sociale të fotove zotërohet nga gjinia femërore.
Meshkujt preferojnë Google+ ose Linkedin, ndërsa adoleshentët janë të çmendur pas Tumblr.
Një tregues interesant për platformën e blogut e blerë nga Yahoo! majin e kaluar është prania prej vetëm 8 për qind e abonentëve me të ardhura mbi 75 mijë dollarë, gjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Me pak fjalë, nuk është një platformë për të pasurit.
Nëse dëshironi të gjeni persona me të ardhura financiare të konsiderueshme, atëherë duhet të kaloni në Facebook, ku 73% e përdoruesve fitojnë përtej 75 mijë dollarëve. Ndërsa në Twitter të pasurit përbëjnë vetëm 17 për qind.
Ashtu si Tumblr, mikroblogu mbledh një klientelë rinore, me 27 për qind të të abonuarve që janë mes 18 dhe 29 vjeç, krahasuar me 16 për qind të përbërë nga grupmosha 30-40 vjeç.
Në komunitetin e Mark Zuckerberg 54-54-vjeçarët po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishëm me një rritje prej 45% që prej fundit të vitit 2012. Instagram, sikurse Pinterest, mban ngjyrën e kuqe: 68% e përdoruesve janë gra.
Ndërsa në Google+, shumica e meshkujve është shtypëse: 70 për qind. Të dhënat janë mbledhur nga BI Intelligence.
Top Channel