Kanë kaluar plot 32 vjet që nga dita kur Albert Beqja humbi të dy krahët duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në Vojnik të komunës Maqellarë.

“Duke luajtur me shokët më ndodhi një fatkeqësi. Energjia elektrike më la pa dy gjymtyrët e sipërme”, tregon Alberti.

Pavarësisht problemeve dhe vështirësive të shumta, nuk ka dashur të mëshirohej nga të tjerët, përkundrazi dëshira për t’u arsimuar i dha stimul për të qenë pjesë e rëndësishme e shoqërisë së tij.

Filloi shkollën e lartë në degën Histori-Gjeografi në Shkoder, megjithatë problemet ekonomike e detyruan të shkëputej nga bangat e shkollës në vitin e tretë të studimeve.

Humbja e dy gjymtyrëve të sipërme nuk e ka penguar aspak të merret edhe me aktivitete sportive. Në ditët e nxehta të verës ai shkon të notojë së bashku me shokët e tij, madje shpeshherë ato zhvillojnë edhe gara mes tyre.

“Notoj çdo ditë 200 metra. Unë pa krahë notoj, të kisha krahë do të fluturoja!”

Top Channel