Eutanazi për transeksualin që nuk jetonte dot në trupin e tij

03/10/2013 16:45

Një transeksual u ndihmua të vdiste nga dy mjekë në Belgjikë, pas një serie të dështuar operacionesh për ndërrimin e gjinisë.

Nathan Verhelst, e lindur vajzë, kërkoi vetvrasje të asistuar me argumentin e vuajtjes psikologjike.

Ai ndërroi jetë në Bruksel më parë gjatë javës.

Dy mjekë aprovuan kërkesën pasi vërtetuan se 44-vjeçari nuk vuante nga depresioni i përkohshëm dhe se dëshira e tij për t’i dhënë fund jetës ishte një përfundim i arsyetuar dhe i argumentuar qartë në situatën në të cilën ndodhej.

Megjithatë, çështja e Verhelst është shndërruar aktualisht në një prej ngjarjeve më të debatuara në mediat belge për momentin.

Pak para se të vendoste t’i jepte fund jetës duke kërkuar asistencën e injeksionit vdekjeprurës, të administruar në spitalet belge që prej ligjërimit të eutanazisë në vitin 2002, Nathan kishte shpjeguar se një ndër vuajtjet kryesore të jetës së tij, kishte qenë refuzimi i përhershëm i seksualitetit të zgjedhur nga ai prej familjes.

Në vitin e kaluar, në Belgjikë u realizuan 52 raste të eutanazisë, të argumentuara me vuajtjen psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA