
Qyteza Los Altos në Kaliforni po konsideron kthimin e shtëpisë së fëmijërisë së bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs në një muze.
Banesa modeste është ajo ku në garazh Jobs dhe bashkëthemeluesi tjetër i kompanisë, Steve Ëozniack mblodhën disa prej kompjuterave të parë më 1976 dhe ku hodhën themelet e asaj që ndër vite do të shndërrohej në një korporatë, Apple.
Shtëpia është në pronësi të motrës së Jobs, Patricia dhe është përdorur për të filmuar disa skena të filmit mbi gjeniun e kompjuterave që interpretohet nga Ashton Kutcher.
Drejtuesit vendorë janë në bisedime me të motrën e gjeniut për të marrë nën kontroll shtëpinë dhe për ta shndërruar atë në një destinacion për turistët e për t’i dhënë rëndësi historike.
Top Channel