Kur “make-up”-i është më se perfekt…

02/10/2013 04:50

Teksa zinte vendin e saj në “Paris Fashion Week”, Kate Upton dukej rrezatuese dhe me një fytyrë tepër të freskët. Por, pas atij “make-up”-i të aplikuar në perfeksion, modelja amerikane tregoi se ishte pronë e njollave dhe puçrrave si çdo femër tjetër e moshës së saj.

Fytyra “e zhveshur” e 21-vjeçares shfaqi disa njolla të shëmtuara, ndërkohë që ajo dilte për të vrapuar, vetëm pak orë pasi kishte qenë në shfaqjen e “Chanel”.

Flokët e kapura bisht pas koke tregonin se ajo nuk shqetësohej shumë për “të metat” e fytyrës së saj, edhe pse në momentin që kthehej për në dhomën e saj të hotelit ajo mbante syze dielli dhe dëgjonte muzikën e saj të preferuar.

Vetëm se, disa orë më parë, kishte qenë një tjetër histori. Kate ishte ulur në radhën e përparme me fotografin Mario Testino dhe askush nuk kishte vërejtur njolla në fytyrën e saj. “Make-up”-i i saj kishte qenë i lehtë por i përsosur, duke mbuluar çdo difekt të sajin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA