Punonjësit e Kopështit Zoologjik në Londër janë në qiellin e shtatë pasi Melati, nëna tigër sumatre lindi një tigër të vogël, hera e parë në 17 vjet që ndodh në këtë kopësht.

Shtatzënia e Melatit ishte mbajtur sekret, ndërsa aktin e lindjes dhe përkujdesjen e nënës ndaj të voglit të saj kujdestarët e kopështit vendosën ta përjetësojnë duke e filmuar.

Melati lindi pas 105 ditësh shtatzëni. Punonjësit e kopështit zoologjik thanë se gjatë gjithë kësaj peridhe, sidomos në ditët e fundit kanë qenë në ankth pasi ishte këlyshi i parë i Melatit dhe ata nuk e dinin se si do të reagonte ajo.

Top Channel