Çmenduria e radhës e librave erotikë

02/10/2013 00:00

Nëse mendoni se libra si “50 Hijet e Greit” kanë kaluar kufirin, atëherë përgatituni të shokoheni pasi tashmë librat erotikë kanë si protagonistë DINOSAURËT.

Ditët e fundit mund të blihen online 3 libra që fokusohen tek femrat që sulmohen seksualisht nga dinosaurë. Librat kanë jo më shumë se 20 faqe dhe janë shkruar nga Christie Sims e Alara Branwen.

Në përshkrimin e tyre në Amazon shkruhet: “Kujdes: ky është një tregim që hyn në fantazitë më të errëta erotike. Nuk është për zemrat e dobëta.”

Këto histori me dinosaurë vijnë në një periudhë ku zhanri i “librave porno” të çuditshëm po lulëzon falë shitjeve online.

Top Channel