Stilistja 29-vjeçare nga Miloti

01/10/2013 00:00

Dorina Kolaj është 29-vjeçarja nga qyteti i Milotit që në vitin 2004 u largua nga vendlindja e saj drejt Bergamos. Që kur ishte e vogël dëshironte të bëhej stiliste dhe tashmë e ka realizuar ëndrrën e saj, ka krijuar etiketën e saj.

Pasi shkoi në Itali u regjistrua në një institut mode, që sic thotë ajo i ndryshoi jetën. Një veshje e vecantë dhe aspak komerciale ka qenë një nga pikësynimet e saj.

Dëshiron të zgjohet në mëngjes, të harrojë gjithcka dhe të krijojë një veshje për femrën që ajo ka në mendje sepse ajo e studion femrën dhe nuk do që veshja e saj tëo jetë e ftohtë, por të ketë një histori pas.

Në një lidhje me Skype me Pasdite, vetë Dorina flet për stilin e saj. Ngjyrat e preferuara të saj në koleksionin e fundit ishin bluja dhe e zeza.

“Bluja dhe e zeza janë ngjyra të forta që kërkojnë guxim. Për mendimin tim si stiliste, pantallonat blu nuk duhen veshur asnjëherë”, thotë shkurtimisht ajo.

Top Channel