Përthith monoksid karboni dhe “mëson” anglishten

01/10/2013 00:00

Përthith sasi të mëdha monoksid karboni…dhe flet rrjedhshëm anglishten e harron gjuhën mëmë. Ky është rasti i pazakontë i një 28-vjeçarje kineze të identifikuar si Chen Jia.

Një vit më parë, 28-vjeçarja teksa ishte duke përgatitur ushqim në zgarë, humbi ndjenjat. Miqtë e saj e shoqëruan në spital pas përmendjes vunë re që ajo kishte humbur të folurën dhe mezi ecte. Prej asaj kohe ajo ka rimarrë veten, por cuditërisht nuk i kujtohet më gjuha nënë, por ajo angleze.

Para incidentit, ajo kishte njohuri të anglishtes, por cudia qendron në faktin se si ka humbur aftësinë për të folur kinezishten. Mjekët në Shangai, ku është regjistruar rasti i rrallë, thonë se nuk është një rast edhe aq i pazakontë.

Ata thonë se 28-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit përgjegjëse për të folurën. “Nuk ka asnjë anomali këtu. Ndodh që kur një person që di më shumë se një gjuhë pëson dëmtime në tru, të harrojë njërën gjuhë, por të flasë rrjedhshëm tjetrën ose tjerat”, thotë doktori Den Honguei, pjesë e grupit të specialistëve që u mor me shërimin e 28-vjeçares.

Dhe shembujt mbërrijnë nga Anglia. Tre vjet më parë një 38-vjeçare u godit forta nga migrena dhe menjëherë nisi të flasë me një theks të cuditshëm gjuhën kineze, leksione të së cilës kishte ndjekur më parë, por nuk shquhej për zotërim të mirë të saj.

Top Channel