Dhuna në futboll, Tahiri takon Dukën

01/10/2013 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim pa praninë e medias me presidentin e FSHF-së, Armando Duka në lidhje me masat që duhen marrë për të parandaluar fenomenin e dhunës që po më bëhet gjithmonë e më shumë prezent në futbollin shqiptar, sidomos në kategoritë inferiore.

Drejtuesit e dy instuticioneve përkatëse kanë rënë dakord që ndodhitë e fundit janë të patolerueshme. Mësohet se në këtë takim është vendosur që brenda pak ditësh të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga dy institucionet, të cilët do të hartojnë një plan masash për të garantuar sigurinë në stadiumet shqiptare.

Fundjavën e kaluar dhuna e ushtruar ndaj arbitrit të ndeshjes Mamurras-Albpetrol nuk kaloi pa u vënë re nga ministri i ri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pezulloi menjëherë policët e ngarkuar me mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.

Top Channel