Ashpërsohet klima politike në SHBA

01/10/2013 00:00

Senati amerikan rrëzoi projekt/ligjin për buxhetin i votuar në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane, duke shtuar shanset për mbylljen e shërbimeve jothelbësore të qeverisë.

Senati, ku dominojnë demokratët, votoi me 54 vota pro dhe 46 kundër rojekt/ligjin, i cili do të financonte qeverinë, vetem nëse ligji për kujdesin shëndetësor, i njohur si ‘Obamacare’ do të shtyhej për një vit.

Nëse asnjë marrëveshje nuk arrihet deri në mesnatë, pesë të mëngjesit me orën tonë, qeveria do të mbyllë të gjitha shërbimet jothelbësore. Mbi 800 mijë persona do të dërgohen në shtëpi, të papaguar, pa asnjë garanci për të marrë pagat e tyre, nëse kjo situatë bllokimi përfundon.

Mbyllja e shërbimeve jothelbësore të qeverisë amerikane është e para në këto 17 vjet. Një prej çështjeve thelbësore të debatit politik ka qenë pikërisht ligji i presidentit amerikan, Barack Obama për kujdesin shëndetësor.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe aleatët e tyre në Senat kërkuan që ligji të rishikohet apo t’i hiqen fondet, një kusht ky për të vazhduar ndihmën financiare për qeverinë.

Një pjesë e mirë e ligjit për kujdesin shëndetësor, që u miratua në vitin 2010, i quajtur i vlefshëm nga Gjykata e Lartë Amerikane, do të hyje në fuqi të martën.

Por mbyllja e qeverisë, siç është cilësuar gjerësisht në media, nuk është kriza e vetme me të cilën përballet qeveria amerikane. Një tjetër është rritja e tavanit të borxhit.

Megjithëse nuk ka raportime se po vazhdojnë negociata për buxhetin apo për tavanin e borxhit, presidenti Obama tha se “nuk do t’i nënshtrohet mbylljes së qeverisë”.

Pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se “nuk do të ketë bisedime të asnjë lloji nën hijen e dështimit të mundshëëm për borxhin e qeverisë”.

Obama: Shuarja e qeverisë mund të shmanget
Presidenti amerikan bën apelin e fundit pak orë para afatit

Presidenti Barack Obama, në një deklaratë të orëve të fundit ka thënë se rreziku potencial për shuarjen e qeverisë është “tërësisht i shmangshëm”, në një moment kur kanë mbetur vetëm pak orë.

Zoti Obama kritikoi republikanët se po përpiqen të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të fundit teksa kërkojnë të lidhin çështjen e buxhetit me atë të reformës së tij shëndetësore.

“Një shuarje do të kishte një impakt shumë real ekonomik tek njerëzit, së pari. Gjithashtu, ajo do të ishte një goditje e rëndë për rimëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Obama. A

i u shpreh se, “Ideja për vendosjen në rrezik të progresit të arritur me vështirësi në Amerikë është shenjë e papërgjegjshmërisë dhe nuk duhet të ndodhë”.

Presidenti amerikan tha se përveç shqetësimit se 700 mijë punonjës federalë pritet të dërgohen në shtëpi pa pagesa, edhe më shqetësues është problemi se me çfarë do të paguajnë ata faturat e tyre.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarët e Demokratëve në Senatin amerikan kanë bërë thirrje për refuzimin e çdo projekt/ligji që prek reformën e tij shëndetësore, të njohur ndryshe si Obamacare.

“Vërtet mendoni se ne nuk do të luftojmë sërish për këtë çështje pas disa muajsh?”, tha më tej zoti Obama, duke shpjeguar përse aleatët e tij në Kongres nuk mund të negociojnë ligjin. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA