Tahiri, takim me drejtuesit e policisë

30/09/2013 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ka kërkuar drejtuesve të policisë në qarqe që brenda pak ditësh dhe në mënyrë intensive të godasin rrjetet e prodhimit të lëndëve shpërthyese që janë kthyer në një armë të fuqishme në duart e krimit.

Tahiri tha se ka pritshmëri të madhe për të patur rezultate sa më të shpejta në fushën e goditjes së krimeve të kryera kryesisht me tritol.

Ministri ka ripërsëritur në këtë takim faktin se kërkon akoma më shumë në përmirësimin e situatës së qarkullimit rrugor. Sipas burimeve, në këtë takim të zhvilluar pa praninë e mediave është folur për hetim të ri për vrasjet më të bujshme të ndodhura vitet e fundit.

Tahiri ka kërkuar rezultate të reja në hetimin për vrasjen e kolegut të tij, Fatmir Xhindit, pesë vjet më parë, si edhe të gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi.

Top Channel