Seks në shina, i përplas treni

30/09/2013 00:00

Një çift aventurier në Ukrainë vendosi që të ndalonte në shinat e trenit për të bërë seks dhe përfundoi i përplasur nga një tren mëngjesin e së shtunës.

Gruaja 30-vjeçare mbeti e vdekur në vend, ndërsa partneri i saj 41-vjeçar humbi të dyja këmbët, por i mbijetoi aksidentit të rëndë në qytetin e Zaporozhies.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës tha për Ria Novosti se çifti “ishte në kërkim të një eksperience ekstreme, por aventura përfundoi keq”.

Yahoo!7 raporton se çifti ishte i dehur pas kthimit nga një festë që kishte organizuar një miku i tyre dhe nuk mundi dot të largohej në kohë edhe pse e dëgjuan trenin që po afrohej.

Top Channel