Në pamje të parë duket si një foto pushimesh: një notar me syze noti dhe rroba banjoje i cili po pozon nën ujë. Por, nëse shikon me kujdes mund të vëresh se pas tij qëndron një peshkaqen i bardhë, një nga grabitqarët më të rrezikshëm të detit.

Ky biolog detar, ndryshe nga të tjerët të cilët futen në ujë brenda një kafazi, preferon të notojë së bashku me peshkaqenin në Baja Peninsula të Meksikës.

Peshkaqenët e bardhë kanë shkaktuar 69 viktima në njerëz deri në vitin 2012. Sipas ekspertëve, peshkaqenët i sulmojnë njerëzit kur i ngatërrojnë me gjallesa të tjera detare që bëjnë pjesë në ushqimin e tyre.

Edhe në rastet e sulmeve ndaj njerëzve, këta grabitqarë të fuqishëm kafshojnë vetëm një herë dhe pasi e kuptojnë që nuk është ushqimi i tyre i zakonshëm, ata largohen.

Top Channel