Ndryshe nga sa pritej dhe nga sa demokratet ishin pregatitur për të kundështuar shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për shërbimin civil, konferenca e kryetarëve, e cila është mbledhur pas mesdites nuk e ka ka prekur fare këtë temë.

Kjo do të thote se Parlamenti nuk do të aktivizohet për të shtyrë ligjin e miratuar sesionin e kaluar me 84 vota dhe kërkon po kaq vota për të ndryshuar daten e hyrjes në fuqi të tij.  

Një ditë përpara se ligji i ri për nëpunesit civil të hyjë në fuqi, “Top- Channel” ka mësuar përmes burimeve se shtyrja e hyrjes në fuqi e ligjit mund të bëhet edhe përmes aktit normativ dhe për këtë ka një precedent të mëparshem.

Por, burimet shtojnë se nuk është vendosur ende nëse do të shtyhet hyrja në fuqi, vendim i cili pritet të merret nga drejtuesit e mazhorances gjatë orëve të pasdites.

Përfaqesues të mazhorancës kanë deklaruar më herët se ligji për nëpunesit civil është i pazbatueshem në formën që është, është i pashoqeruar me aktet nënligjore përkatese dhe për këtë kërkohet kohe që ai të vihet në funksionim.

Por, kjo është kundështuar nga opozita për të cilën kjo bëhet për qëllime spastrimi politik të administrates.

Ndërkaq, konferenca miratoi me konsensus kalenderin tre javor te punimeve te Kuvendit, ku jane perfshire ne axhende 6 nga 14 projektligjet e lena nga qeveria Berisha dhe gjithashtu eshte vendosur ne kalendar edhe projektiligji i pare i miratuar nga qeveria Rama, ai per ndalimin e importit te mbetjeve, i cili eshte percaktuar te nise diskutimin ne daten 22 tetor.

Top Channel