KiE miraton raportin për zgjedhjet

30/09/2013 00:00

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi raportin për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri të cilat gjatë debatit u vlerësuan konkuruese, me pjesëmarrje të gjërë të votuesve dhe në respekt të të drejtave të njeriut.

Raporti vlerëson zgjedhjet si pozitive, ndërsa gjatë fjalës së saj, kryetarja e delegacionit të Parlamentit shqiptar, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Integrimeve Europiane në Kuvend falenderoi KiE për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në rrugën e saj për përmbushjen e proceseve demokratike.

Sipas zonjës Leskaj debati ishte në një klimë mjaft pozitive dhe mbështetës për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ajo tha se kishte shprehur angazhimin e mazhorancës së re për avancimin e axhendës europiane në përmbushjen e 12 prioriteteve n ë letër dhe në realitet.

Pjesë e debatit ishte edhe funksionimi i demokracisë parlamentare, ku delegacioni shqiptar ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës së majtë për t’i dhënë të gjitha hapësirat e nevojshme opozitës për të luajtur rolin e saj të rëndësishëm në proceset integruese të vendit.

Top Channel