Hoennes: Ibra, një princeshë e plagosur

30/09/2013 17:40

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hoennes, doli në mbrojtje të trajnerit të tij Pep Guardiola, i sulmuar ashpërsisht një ditë më parë prej Zlatan Ibrahimovic.

Në një intervistë, suedezi etiketoi si frikacak ish-trajnerin e tij dhe këto fjalë të ashpra detyruan Hoennes që të reagonte.

“Ibrahimoviç është një princeshë e plagosur, që nuk e ka gëlltitur kurrë largimin e tij nga Barcelona. Asnjë klub ku ai ka luajtur nuk ndihet i kënaqur me Ibrahimoviçin pas largimit të tij pasi është një futbollist problematik”, deklaroi presidenti i bavarezëve.

“Ne distancohemi tërësisht nga të gjithë komentet e tij dhe shpreshim të gjithë vlerësimin dhe mbështetjen tonë për punën e shkëlqyer të Guardiolës”.

Top Channel