Fitorja e gjashtë radhazi për Romën

30/09/2013 00:00

Roma ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në kampionatin italian dhe më të bukurën nga të gjitha. 5-0 ndaj Bolonjës dhe kryesimi është sërish i Romës.

Verdhekuqtë për herë të parë në këtë sezon shënojnë që në pjesën e parë të ndeshjes, madje plot 3 gola, duke e kthyer në formalitet pjesën e dytë.

Totti ishte në një formë të shkëlqyer, Balzaretti luajti ndeshjen më të mirë me Romën, Benattia u tregua i pakalueshëm, ndërsa Gervinho dhe Florenzi i shfrytëzuan shumë mirë hapësirat

Florenzi, Gervinho (2), Benattia dhe Ljajic ishin autorët e golave për kryeqytetasit, të cilët rimarrin kreun e renditjes së Serisë A me 18 pikë dhe me një golavarazh prej 17 golash të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.

Top Channel