Superliga, fitojnë Teuta e Skënderbeu

29/09/2013 19:05

Teuta nuk di të ndalet, durrsakët kanë fituar edhe ndaj Tiranës 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, 1 më shumë se skuadra shkodrane e Vllaznisë.

Djemtë e Maganit u mjaftuan me 45 minutat e dyta të takimit për të zhytur edhe më shumë në krizë Tiranën e Nevil Dedes.

Takimi i luajtur në Kavajë u zhbllokua në minutën e 58-të, Çyrbja dhuroi një asist për Xhafën i cili nuk mund të gabonte.

Çyrbja, pak minuta më vonë fiton një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Mancaku.

Në javën e gjashtë, Teuta udhëton drejt Lushnjes, ndërsa Tirana e vendit të parafundit pret Kastriotin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Superligës ditën e dielë, Skëndërbeu ka fituar 2-0 me Lushnjen.

Që në në minutën e 17-të është një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga kapiteni Shkëmbi, ndërkohë që në pjesën e dytë është Pejiç ai që dyfishon shifrat të cilat mbesin të pandryshuyar deri në fund.

Pas kësaj fitoreje, Skëndërbeu ngjitet në kuotën e 9 pikëve në vendin e katërt ndërsa Lushnja mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Top Channel