Spanjë, Atletico mposht Realin

29/09/2013 00:00

Atletico Madrid ka fituar derbin madrilen në “Santiago Bernabeu” dhe ruan në këtë mënyrë vendin e parë të renditjes (me pikë të barabarta me Barcelonën). Gjithashtu, kjo fitore bën që skuadra e dytë e Madridit të barazojë rekordin e vendosur dy orë më parë nga katalanasit me 7 fitore në 7 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll.

Ndeshjen ndaj Real Madrid e vendosi goli i Diego Costa në minutën e dhjetë të takimit. Skuadra e Ancelottit nuk ishte në gjendje të reagonte për asnjë moment dhe të gjitha rastet e mira për shënim ishin të bardhekuqve, të cilët goditën edhe një traversë në fund me Koken.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo mbrojti trajnerin Ancelotti duke deklaruar se faji për këtë humbje është vetëm i lojtarëve.

“Nuk meritonim të fitonim. Duhet të ndryshojmë disa gjëra. Kemi lojtarë të rinj dhe po provojmë strategji të reja. Trajneri po bën një punë të shkëlqyer dhe nuk ka faj, përgjegjësia është e gjitha e lojtarëve”, theksoi portugezi.

Top Channel