Seria A, Napoli dhe Milan rikthehen te fitorja

29/09/2013 00:00

Vetëm 3 ditë pas barazimit zhgënjyes me Sasuolon, Napoli është rikthyer te fitorja. Dy golat e maqedonasit Pandev në pjesën e parë i mjaftuan skuadrës së Benitez të mposhtë Genoan dhe të ngjitet përkohësisht në krye të Serisë A.

E ka mbyllur fundjavën me fitore edhe skuadra e Milanit. Kuqezinjtë, të cilët janë të privuar nga shërbimet e Ballotelit për shkak të pezullimit, mposhtën minimalisht 1-0 Sampdorian falë golit të sllovenit Birsa në fillimin e pjesës së dytë.

Kjo fitore është e dyta për Milanin në këtë sezon dhe e ngjit skuadrën e Allegrit në kuotën e 8 pikëve, 8 më pak se Napoli kryesues.

Top Channel