Facebook-u nuk të lë të harrosh ish-partnerin
29/09/2013 00:00
Në epokën e rrjeteve sociale është më e vështirë për personat që janë ndarë nga njeriu i dashur ta harrojnë atë dhe të ecin përpara me jetën e tyre. Kështu mendon Sir Nigel Shadbolt, një shkencëtar i njohur britanik.
Shadbolt thotë se dokumentimi i jetës nëpërmjet fotografive që postohen në rrjete sociale si Facebook-u, bën që zemra ta ketë më të vështirë për tu shëruar.
“Më parë, kur ndaheshim nga dikush, koha ishte ilaçi më i mirë. Por, tani që mund të shohësh gjithçka që bën partneri yt, bëhet më e vështirë për të harruar. Të rishohësh foto të vjetra online apo të rejat që ka hedhur ish-partneri, shkakton stres. Tashmë është e pamundur të harrosh”, shprehet Shadbolt.
Top Channel