E sapomiratuar në Kuvend, si kryetare e Komisionit të Jashtëm, e angazhuar prej vitesh ne diplomaci, deputetja socialiste Arta Dade deklaron se ashtu si i gjithë opinioni politik dhe publik vendas është njohur përmes medias për nismën e Malit të Zi, mbi krijimin e një unioni të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ngre pikëpyetjen, nëse qeveria Berisha ka qenë në dijeni dhe nëse po, përse nuk e ka konsultuar me faktorin politik në vend.

Ndërsa hedh poshte si të tejkaluar interpretimin që i është bërë nismes, si krijimi i ish-Jugosllavisë me shtet shqiptar brenda, Dade ngre paraprakisht dy pikepyetje: A është nevoja për nisma të reja rajonale kur ka disa te tilla te suksesshme dhe përse Kosova është thirrur në statusin e rezolutes 1244, kur ajo tashme eshte një shtet i pavarur?

“Nuk e di nëse kjo është një nismë që vjen nga Mali i Zi apo ka edhe mbështetje më të gjerë. Duhet të shihet me seriozitetin përkatës, gjykoj që nuk duhet ngutur për të dhënë një përgjigje, sepse në fund të fundit, çdo nismë do të ishte e mirëpritur, por varet nëse ka hapësira për të konsoliduar nismat aktuale, ku Shqupëria duhet të jetë pjesë mjaft aktive apo duhen marrë nisma të reja”, thotë Dade.

Dade thote se fakti qe si pjese e Komisionit te Jashtem nuk ka qene ne dijeni per nje nisme te tille, provon edhe nje here sesa inegzistente ka qene diplomacia parlamentare permes tij.

“Parlamenti dhe Komisioni i Jashtëm do të marrin një rol tjetër. Karta rajonale nuk duhet zbehur lidhur me politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Kuptohet që Shqipëria ka patur një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në rrafshin rajonal dhe sigurisht ne duhet ta rimarrim dhe ta rikonsiderojmë, ta rikonsolidojmë rolin tonë në rrafshin rajonal”, thotë Dade.

Duke rritur kontaktet dhe shfrytezuar çdo hapesire komunikimi me vendet perreth, Shqiperia do te jete me e pranishme ne permbushjen e respektimit te te drejtave te shqiptareve ne rajon, ne perputhje me konventat qe keto vende kane nenshkruar. Por kryetarja e Komisionit te Jashtem hedh poshte spekullimet per trajtimin e  minoriteteve ne Shqiperi.

“Unë them që Shqipëria vazhdimisht nuk ka patur asnjë problem në respektimin e minoriteve dhe kjo është për t’u lavdëruar, por sigurisht ka ende shumë punë për të bërë dhe angazhimi i Qeverisë aktuale nuk mungon as në këtë drejtim”, tha Dade.

Bumçi: Edhe qeveria jonë refuzoi nismën e unionin ballkanik

Propozimi i Malit të Zi për të krijuar një bashkim të vendeve ballkanike, që do të ishte një lloj rikrijimi i ish-Jugosllavisë me Shqipërinë brenda, ka ngjallur një vëmendje të madhe publike në vend.

Megjithatë, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm dhe një prej drejtuesve më të lartë demokratë në dy mandatet e njëpasnjëshme, Bumçi mohoi sugjerimet e ardhura nga socialistët në pushtet se qeveria e mëparshme ka njohur propozimin dhe se ka heshtur përballë tij.

“Nisur nga debati që është hapur këto ditë nga shumica e re, ku qeveria demokratike akuzohet se ka mbështetur një nismë të re të Malit të Zi, dëshiroj të sqaroj opinionin se ko nismë e re e propozuar nuk është mbështetur që në krye të herës prej qeverisë së mëparshme shqiptare”, deklaroi Bumçi.

“Për herë të parë, ky propozim është bërë në samitin e Ohrit, i cili dështoi prej vetos që Serbia i vuri pjesëmarrjes së Kosovës dhe po në këtë moment u propozua nisma. Shqipëria e ka refuzuar këtë propizim për tre arsye. E para që ka shumë nisma rajonale dhe nuk ndiejmë nevojën e një nisme të re. E dyta, Serbia nuk mund t’i shmanget detyrimeve Serbi-Kosovë që burojnë nga marrëveshjet e nënshkruara. SECT është nisma më e rëndësishme në Ballkan dhe nuk mundet që atë ditë që i vendos veton Kosovës propozon një të re”, shtoi ish-ministri i Jashtëm.

“Për më tepër, kjo nismë nuk përfshin Slloveninë dhe Kroacinë, që kanë nisur e kanë formalizuar nismën “Ballkani 8+”. Këto janë dy nismat që plotësojnë kornizën e nismave rajonale në vlerësimin e Shqipërisë, ndaj akuzat ndaj nesh janë të pabaza dhe përbëjnë një mashtrim publik me qëndrimet tona të shprehura qartë. është kjo qeveri ajo që duhet të sqarojë opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar për qëndrimin e saj ndaj kësaj nisme”, përfundoi Bumçi.

Top Channel