Basha: Rama të zbatojë ligjin

29/09/2013 00:00

Partia Demokratike është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet politike dhe diplomatike për të penguar qeverinë të ndërhyjë për shtyrjen e zbatimit të ligjit për sherbimin civil, i cili është parashikuar të hynte në fuqi të martën.

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, replikoi në distance me kryeministrin Edi Rama, që gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” e cilesoi si të pazbatueshem ligjin, për shkak, se siç tha ai, nuk janë nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore.

“Kryeministri gënjen kur thote se ligji është i pazbatueshëm, sepse aktet nënligjore nuk janë hartuar.  Ligji i miratuar me unanimitet me 30 maj thotë që aktet nënligjore bëhen 3 muaj pas hyrjes ne fuqi. Ligji hyn në fuqi me 1 Tetor dhe zoti kryeminister ka 3 muaj kohë për të bërë aktet nënligjore.  Së dyti, gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës, aq më pak te PD. Dhe së treti gënjen kur thotë se ky është një sugjerim i partnereve, kur në fakt është mësuar se është ai që kë kërkuar në mënyre jo transparente, tinzare përkrahje për nëpërkëmbjen e konsensusit e 30 majit, konsensusit të tre ligjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian”, thotë Basha.

Nga ana tjetër, deputeti i partisë Oerd Bylykbashi citon një nen tjetër të ligjit për nëpunësin civil, i cili sipas opozitës është arsyeja përse qeveria e kryeministrit Rama kërkon të shtyje zbatueshmerine e ketij ligji pas 1 tetorit.

“Ligji i ri me një dispozitë të veçantë, përkatësisht nenin 68, ndalon marrjen dhe largimin nga puna gjatë periudhës 3 mujore që i paraprin hyrjes në fuqi të ligjit. Ky nen i ka shtrirë tashmë efektet mbrojtëse nga data 1 korrik deri nesër më 30 shtator. Ky ndalim i vendosur me konsensus, synon të pengojë pikërisht atë që Rama ka në plan: spastrimin arbitrar dhe politik të shërbimit civil. Duke shtyrë datën e hyrjes në fuqi, Rama kërkon të rrëzojë mbrojtjen 3 mujore që jep ky nen. Ky është motivi i vetëm”, tha Bylykbashi.

Per Partine Demokratike, çdo prekje që cënon zbatueshmerine e ligjit per nepunesin civil pas 1 tetorit do te ishte nje sinjal shume negativ per te ardhmen e vendit.

“Ligji nuk ehste nje patente makine apo nje leje ndertimi , qe hyn po nuk hyn ne fuqi ne varesi te deshires se zotit Rama. Ligji hyn ne fuqi ne 1 tetor dhe duhet te zbatohet e jo te vihet ne dyshim zbatueshmeria e tij Venia ne pikepyetje e zbatueshmerise se ligjit eshte nje akt destabilizues jo veten per administraten, por per vendin ne terësi. Dhe çdo perpjekje për te minuar dhe shkaterruar konsensusin për kete çështje është një përpjekje për t’i vënë shkopinj nën rrota çdo shqiptari dhe rruges se Shqipërise drejt Bashkimit Europian”, shtoi Basha.

Basha: Pres që Rama të mbajë premtimin për legalizimet falas

Lulzim Basha i bëri këto komente politike, ndërsa inspektoi punimet për urbanizimin e një blloku me 12 mijë banorë tek zona e ish-doganes së Tiranës, një zonë që përbëhet në rreth 90 përqind të saj nga banesa të reja ne proces legalizimi.

Kryetari demokrat i Bashkisë së Tiranës, duke vene në dukje se ky bllok do të ndërtohet brenda nje kohe te shkurter sipas standardeve me te mira, qe sigurojne rrjet ujesjellesi, kanalizime, ndriçim, asfaltim dhe trotuare, perfitoi nga rasti per t’i kujtuar kryeministrit Rama nje nga premtimet e tij me te spikatura.

“Uroj qe me mbajtjen e ketij premtimi nga ana e bashkise, te nise edhe premtimi i zotit kryeminister per te perfunduar pa leke legalizimin e atyre qe nuk jane legalizuar dhe per t’i kthyer leket atyre qe i kane paguar ato”, deklaroi Basha.

Top Channel