50 ditë nga Botërori, 5 pikat që ngrenë dyshime të mëdha në vendet organizatore të aktivitetit
Inter, Kopenhagen, Verona dhe Kievo, dy barazime dhe dy fitore, për më tepër në të katër ndeshjet Juventusi ka pësuar gol i pari.
Kjo është një situatë e pazakontë për bardhezinjtë, të paktën në dy-tre vitet e fundit, por edhe e besdishme, sepse sic thotë portieri dhe kapiteni i bardhezinjëve, është më komode kur skuadra kalon e para në avantazh.
“Në 3-4 ndeshjet e fundit në goditjen e parë të kundërshtarëve kemi pësuar gol. Shkaqet janë të shumta, që nga fati e deri tek disa gabime në repartin mbrojtës, përfshirë gabime të miat. Por meqë jemi në nisje të sezonit, kjo pranohet por duhet të rikthehemi në gjendjen tonë optimale, si vitin e kaluar për të qenë konkurentë”, deklaroi Buffon për mikrofonat e Sky Sport.
Numri një i bardhezinjëve komentoi edhe situatën e Pirlos.
“Një lojtar si Andrea nuk mund të diskutohet asnjëherë, përndryshe shkatërrojmë stadiumet, i bëjmë copë e çikë dhe rikthehemi në shtëpi e të mos luajmë më futboll. Shpresoj skuadra të mos privojë veten nga një forcë e tillë në mesfushë”, tha Buffon.
Dhe në fakt ky është edhe mendimi i drejtuesve të Juventusit, të paktën njërit prej tyre. John Elkan, presidenti i Fiat që siguroi tërthorazi tifozët juventinë.
“Pirlo është një futbollist i madh, skuadra është përforcuar goxha dhe objektivi është ta mbajmë kështu”, tha ai.
Top Channel