
Fondet e aftësisë së kufizuar janë përdorur për fushatë elektorale ndaj
personat me aftësi të kufizuara kanë pasur vonesa të herëpashershme të
pagesave të tyre mujore.
Ministri i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj ne Diten Nderkombetare te Personave qe nuk degjojne deklaroi se do te pagujne kete kategori, por nga ana tjeter nje audit i posacem do te kontrollojë çka ndodhur me keto fonde per te cuar para drejtesise abuzuesit.
“Eshtë abuzuar jashtëzakonisht gjatë fushatës me fondin e paaftësisë. Ajo që ka ndodhur është një masakër financiare. Kam kërkuar që të bëhet një audit i menjëhershëm dhe ata që janë fajtorë për këto abuzime dhe njerëz që janë shëndosh e mirë, por abuzojnë me pagesa të të tilla, do të procedohen ligjërisht. Jemi në kontakt me Ministrinë e Financave të bëjmë maksimumin që askush që është nevojtat të mos i mungojë pagesa”, tha Veliaj.
Ministrja e Arsimi Lindita Nikolla premtoi akses ne te gjithe sistemin arsimore per kete kategori, si dhe krijimin e te tjera lehtesirave.
“Padyshim një integrim të plotë në sistemin arsimor shqiptar dhe padyshim shtresave specifike që janë të dobëta ne duhet të tregojmë të gjithë angazghimin tonë për t’i bërë ata që të ndihen njësoj si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë”, tha Nikolla.
Bashke me Ligjin Integral qe do te miratohet se shpejti, per personat me aftesi te kufizuara do te miratohet edhe statusi i munguar deri me tani per personat qe nuk degjojne.
Top Channel