Nishani: Duhet reformë në drejtësi

27/09/2013 00:00

Në mes të një debati të fortë për korrupsionin e gjyqësorit, Presidenti i Republikës në një intervistë për Zërin e Amerikës pranon se nevojitet reformë në drejtësi.

Por, pavarësisht problematikës, Bujar Nishani mbrojti KLD-në të cilën ai drejton si një institucion që ka punuar mirë dhe që ka arritur standarte. Po ashtu Nishani tha se nuk ka asnjë përplasje me qeverinë Rama. 

“Unë nuk kam pasur asnjë përplasje. Gjithmonë kam ruajtur integritetin simbolik dhe kushtetues të Presidentit të Republikës, edhe pse lufta politike ka tentuar të më përfshijë. E rëndësishme është që institucionet të ndërtojnë marrëdhëniet në bazë të respektit reciprok institucional”, theksoi Nishani.

Kur u pyet për reformimin e KLD-së, Presidenti i Repulikës deklaroi: “Sistemi i drejtësisë dhe ai i gjyqësorit kanë nevojë për reforma për tu bërë më transparentë dhe efiçentë. Gjithsesi, KLD-ja vitin e shkuar ka arritur standarte të larta dhe është vlerësuar nga BE-ja, veçanërisht nga Komisioni Europian. Ndërhyrjet e politikës tek sistemi i drejtësisë do të jenë të papranueshme dhe jam i bindur se nuk do të jenë të suksesshme.”

Top Channel