Moratti: Reagimi i Guarinit, i gabuar

27/09/2013 00:00

Pas fitores me Fiorentinën, Massimo Moratti është shprehur i kënaqur me paraqitjen e individëve të veçantë si Alvarez dhe Jonathan, pa harruar të kritikojë kolumbianin Guarin.

“Më bëhet shumë qejfi për Jonathan e Alvarez, të cilët tani janë dy pika referimi për klubin, ndërsa Cambiasso është udhëheqësi ynë”, theksoi presidenti i zikaltërve.

Në lidhje me gjestin e Guarinit, i cili gjatë zëvendësimit i bëri me shenjë tifozëve se ishin të çmendur që po e vërshëllenin, Moratti tha: “Ishte një reagim i gabuar nga ana e tij, por mendoj se është penduar pasi është djalë i mbarë.”

Presidenti i Interit nuk do të dëgjojë të flitet për titullin kampion edhe pse skuadra zikaltër ka nisur shumë mirë këtë kampionat: “Jemi vetëm në fillim dhe shpresoj të bëjmë mirë.”

Top Channel