F1, sezoni i 2014-s zgjatet me 22 gara

27/09/2013 18:10

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit publikoi këtë të premte kalendarin e Botërorit të Formulës 1 në vitin 2014, i cili do të jetë më i gjati në histori.

Vitin e ardhshëm, Botërori do të ketë 22 etapa, me katër pista të reja që do të jenë Nju Xhersi, Austria, Rusia dhe Meksika.

E reja më e madhe është përfshirja në kalendar e Çmimit të Madh të SHBA-së, që do të zhvillohet me qiellgërvishtësit e Nju Jorkut në sfond.

Ky është kalendari provizor i Botërorit të 2014-s

16 Mars – Australi
30 Mars – Malajsi
6 Prill – Bahrein
20 Prill – Kinë
27 Prill – Kore e Jugut
11 Maj – Spanjë
25 Maj – Monako
1 Qershor – SHBA (Nju Xhersi)
8 Qershor – Kanada
22 Qershor – Austri
6 Korrik – Britani e Madhe
20 Korrik – Gjermani
27 Korrik – Hungarí
24 Gusht – Belgjikë
7 Shtator – Itali
21 Shtator – Singapor
5 Tetor – Rusi
12 Tetor – Japoni
26 Tetor – Emirate
9 Nëntor – SHBA
16 Nëntor – Meksikë
30 Nëntor – Brazil

Top Channel