Arvizu: Donald Lu ndihmës i Uizner

27/09/2013 00:00

Në intervistën e tij të fundit para largimit si ambasador i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksander Arvizu, bëri rrëfimin e
tij për atë që përjetoi në këto tre vite.

Ai erdhi pak para se te ndodhnin ngjarjet e 21 janarit me kater vrasjet dhe iken pasi vendi ka realizuar zgjedhjet, te cilat ambasadori i quajti, me te mirat te mbajtura ndonjehere. Ambasadori tha se ky eshte tani nje shans i mire, por i fundit per Shqiperine. Arvizu shprehu shqetesimin e tij per çeshtjet e shtetit ligjor, perparimit kunder antikorrupsionit, te cilin ai e quajti zhgenjyes dhe per verdiktin e gjykatave per 21 janarin, per te cilin Arvizu shprehu shqetesimin e tij si diplomat, sepse faktet e zbuluara nga FBI nuk u moren parasysh.

Ambasadori dha komentet e tij per Kryeministrin e ri Rama, per ish-Kryeministrin Berisha, te cilin e vleresoi si nje politikan qe u perpoq te bente mire per vendin edhe me doreheqjen e tij per t’i hapur rrugen lidereve te rinj, ndersa e cilesoi si pozitiv, por ne nje pozicion shume te veshtire, kryetarin e ri te PD-së Lulzim Basha, per te cilin i vjen keq, aq sa nuk do te donte te ishte ne pozitat e tij.

I pyetur nese perfundoi ketu karriera e tij politike, Arvizu tha se jo domosdoshmerisht, por ai do kthehet ne Uashington dhe do jape mesim ne Universitetin e Mbrojtjes Kombetare. Intervista u dha ne kohen kur ne Uashington behej seance degjimore per ambasadorin e propozuar per ne Shqipëri.

Sokol Balla: Donald Lu, një diplomat karriere, me një përvoje shumë të madhe… Legjendat kanë nisur për të. Do të jetë i afërt me Ramën…Me Berishën..Eshtë i sponsorizuar nga Podesta…

Ambasadori Arvizu: Mendoj vertete qe nuk ka asnje themel jane te pabaza dhe te paverteta. Ai ka reputacion te mrekullueshem. Nuk e kam takuar, por ne disa telefonata dhe e-mail kam parë që eshte njeri me sens humori dhe njerezit ketu do ta duan. Ai eshte njeri qe ka permbushur shume gjera ka sherbyer ne vende te veshtira dhe nuk eshte sekret qe me heret ne karrieren e tij ai ka qene nje ndihmes staf, sikurse shume zyrtare te rinj, dhe kjo eshte kur ka qene ne Indi dhe ka sherbyer aty dhe ambasador atje ka qene legjendari Frenk Uizner. Legjendar, se ai ka qene gjithmone ne levizje dhe eshte njeri i shkelyqer. Frenk Uizner eshte ende nje nga kreret e ‘Patton Boggs’, qe deri kohet e fundit ka qene nje agjent i regjistruar per Qeverine shqiptare. Kam lexuar diku qe ata nuk jane me agjentë. Nuk e di nese kjo eshte e vertete, por edhe po te ishte e vertete mesa kuptoj une eshte qe zoti Lu do te duhej te permbushte, ate qe ne e quajme, formular ne te cilin flitet per çdolloj gjeje ku ka qene perfshire ‘Patton Boggs’. Zoti Lu duhet te shmange veten nga kjo gje, qe te mos kete aspak konflikt interesi, por persa i perket pyetjes se ai mori pozicionin per shkak te kesaj, eshte vertete e pabaze.

Ne fund te intervistës Arvizu zgjodhi nje titull kenge te nje grupi amerikan qe shkruante lirika edhe ironike per te dhene nje mesazh.

Ambasadori Arvizu: ‘Si mund te me marre malli per ty, nese ti nuk largohesh’. Keshtu qe duhet te largohesh ne menyre qe njerezit t’i marre malli per ty, kjo eshte kur je diplomat dhe kur je politikan. Cfardolloj gjeje. Eshte koha per t’u larguar por jam vertete mirenjohes.

Sokol Balla: Besoj që zoti Berisha do ta ketë dëgjuar këtë.

Top Channel