Ancelotti: Reali ka më shumë cilësi se Atletico

27/09/2013 00:00

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, u paraqit para mediave spanjolle në prag të derbit ndaj Atletico Madrid për të bërë të qartë se kundërshtari i skuadrës së tij “është më agresiv, por Reali ka më shumë cilësi”.

Gareth Bale – Mendoj se do të jetë i disponueshëm. Mund ta fillojë ndeshjen nga fillimi ose si zëvendësues.

Favoriti – Është vështirë të thuash kush është favorit në një derbi. Kemi përballë një skuadër që i ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit deri tani, por ne mund të fitojmë.

Krahasimi Real-Atletico
– Ata janë më agresivë në lojë dhe më të fortë fizikisht, ndërsa ne jemi më cilësorë.

Arbitrat – Të gjithë gabojmë në fushë. Lojtarët, trajnerët, arbitrat… Nuk dua të flas për gabimet e gjyqtarëve.

Top Channel