Prerja e pyjeve, pesë të arrestuar

26/09/2013 00:00

Policia e shtetit ka proceduar pesë persona në qarqet Korçë, Gjirokastër e Dibër për prerje të paligjshme të pyjeve, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korcës arrestoi në Pogradec 2 shtetas për veprën penale të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe kundërshtimit të punonjësit të rendit publik në momentin e ndalimit.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në Përmet filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetas të tjerë ndërsa strukturat e Policisë së Qarkut Dibër kanë kapur një tjetër shtetas duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Në të gjitha rastet janë sekuestruar automjetet me të cilat po realizohej transporti së bashku me lëndën drusore ndërsa materialet i  janë referuar prokurorisë për veprën penale të ‘prerjes së paligjshme të pyjeve’.

Top Channel