Kupa e Gjermanisë, Bayern shkatërron Hannoverin

26/09/2013 00:00

Bayern Munchen shkatërroi 4-1 Hannoverin dhe vazhdon i qetë rrugën në Kupën e Gjermanisë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola dominoi pjesën e parë dhe shënoi dy herë me Mullerin dhe Pizaron. Goli i Konan në minutën e 37 dha idenë se Hanoveri do të kërkonte më shumë në pjesën e dytë, por bavarezët shënuan edhe 2 herë të tjera në këtë 45 minutësh duke mos lënë asnjë hapësirë për suprizë.

Ka kaluar në turin tjetër edhe Schalke 04 që fitoi 3-1 ndaj Darmstadt.

Top Channel